Arrestohen tre persona për mos respektim të vendimit të Qeverisë, dy në Pejë një në Deçan

57
Advertisement

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për mos respektim të vendimit të Qeverisë lidhur me parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Advertisement

Në Pejë policia ka arrestuar dy persona kurse në Deçan një person.

Arrestimi i personave në Pejë është bërë për shkak se të njëjtit kishin hapur lokalin që ishte në kundërshtim me vendimin e qeverisë. Njërit prej të arrestuarve i është mbyllur lokali nga inspektorët komunal, ndërkaq të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Kurse në Deçan është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij (në të cilin ishin edhe 8-persona familjarë të tij të cilët janë legjitimuar), në kundërshtim me masat e vendosura nga qeveria e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

PostAdssFotoja e reklamës