Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi më 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.
Advertisement
Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, më datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.
PostAdss