6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani bën thirrje të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, në të kundërtën të gjithë rrezikohemi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë sot thirrje të gjithë qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë në kontroll, në të kundërtën sipas tij, do të jemi si në shtetet e Evropës ku situata nuk është nën kontroll.

Ramadani në emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini tha se ekipi kryesor shëndetësore i shtetit nuk mund të komunikojë me secilin individ, pasi sipas tij, puna aktuale e tyre është tepër e madhe.

“Qëndroni në shtëpi, pushoni. Zbatoni rekomandimet, përndryshe rreziku është për të gjithë ne”, tha drejtori i IKSHP-së.

Ai tha se rastet e fundit, të së enjtes janë raste të kontaktit, me përjashtim të njërit i cili për shkak të punës dhe kontakteve të shumta nuk e dinë nga e ka marr virusin.

Sipas tij, edhe ky rast po verifikohet.

Ramadani tha se edhe rasti në Llugaxhi të Pejës është rast i kontaktit dhe është në mbikëqyrje.

“Respektoni rekomandimet e institutit. Mos të pyesin më, nuk ka kohë për pyetje dhe përgjigjeve. Kjo është e tmerrshme, kërkojnë të shtohen lëvizja, na ndihmoni ta kryejmë punën e tonë. Kjo është çmenduria më e madhe që kam parë ndonjëherë. Është e tmerrshme me na pengu në punën tonë dhe nëse ndodhë kështu nuk do ta kemi nën kontroll virusin. Virusi Korona ka ardhur për të shpëtuar njerëzit nga njerëzit”, tha ai.

“Nëse nuk respektohen rekomandimet po rrezikohet shëndeti i qytetarëve… Ju kisha lut respektoni, se ekipi është në skaj të qëndrimit…dhe pastaj nuk marrim asnjë përgjegjësi”.

Sipas tij, po të shikohet situata epidemiologjike në Evropë shihet se shtetet nuk e kanë situatën në kontroll. “Ne ende e kemi andej ju lutem respektoni rekomandimet”.

Ramadani, duke iu referuar mënyrës sonë sociale, tha se “virusi ka ardhur që të shpëtoj njeriun nga njeriu”.

Po ashtu, u tha se për shkak të kufizimit të lëvizjes në orët kur është e lejuar lëvizja po tollovi të njerëzve.

“Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve”.

Ndryshe, IKSHPK ka njoftuar se numri i personave të prekur me COVID-19 deri më tani është 86.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img