1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Deputeti italian nuk mban dot emocionet, gati shpërthen në lot kur flet për viktimat nga coronavirusi

Deputeti Daniele Belotti po fliste në parlament për numrin e madh të viktimave kur dëgjohej si i dridhej zëri dhe ndalonte shpesh herë për të mbajtur lotët.

“Unë dhe kolegu im u larguam sot nga Bergamo për të sjellë zërin e njerëzve këtu. Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët”, tha Belotti.

Teksa përpiqej të mbante emocionet, deputeti shtoi se qindra vullnetarë kanë mbërritur në spitale dhe po mundohen të trajtojnë të sëmurët, shkruan javanews.al.

“Njerëzit, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët kanë dhuruar miliona euro. Faleminderit se ne nuk do të ndalojmë kurrë”, theksoi Belotti.

Ndryshe, në Itali, 662 njerëz vdiqën brenda 24 orëve të fundit.

Siç është raportuar më herët, atje janë regjistruar 6153 raste të reja të infektimit me coronavirus dhe tashmë vendi ka regjistruar gjithsej 8165 njerëz të vdekur.

Shkalla e epidemisë në Itali është më e keqja në botë dhe vetëm në Lombardi janë raportuar edhe 2500 raste të tjera të infeksionit me coronavirus.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img