-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe Vojvodina kërkon referendum

Me shembullin e Republika Srpska, edhe Vojvodina është e gatshme të shpallë e të mbajë referendum për ri-rregullimin e statusit të vet.

Me pohimin se me referendumin në Republikën Srpska u dëshmua “vullneti i popullit” dhe se ai nuk bën të mbetet “vetëm shkronjë në letër”, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, edhe një herë ka turpëruar shtetin dhe qytetarët e tij duke e bashkuar me qëndrimin e vet me pjesët më ekstreme të shoqërisë sonë, ka thënë kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.
Nëse vendimet legale të institucioneve më të larta juridike të një shteti sovran mund të rrëzohen me referendume, që organizohen në pjesë të territorit shtetëror, atëherë edhe Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës propozon që kjo praktikë ta bëhet edhe në Serbi, citon FoNet t’i ketë thënë Çanak kryetarit të Serbisë.
“Propozojmë që në Vojvodinë të shpallet referendumi nëse qytetarët e pranojnë vendimin e turpshëm për suspendimin e statutit të Vojvodinës dhe për atë se Novi Sad nuk mund të jetë kryeqyteti ynë. Nëse një praktikë e tillë zbatohet dhe lavdërohet në shtetin fqinj, propozojmë që edhe ne ta bëjmë këtë praktikë në vendin tonë dhe besojmë se Nikoliq me gëzim do ta presë propozimin tonë”, ka thënë Çanak, përcjell koha.net
Ai ka vlerësuar se deklarata e Nikoliqit për “vendet serbe”, është retorikë lufte.“Kjo ka qenë pjesë e politikës luftarake të cilën Nikoliqi e ka përkrahur dhe në të cilën ka marrë pjesë aktivisht dhe të cilën, me deklarata të tilla, duket se sërish po e thërret” , ka theksuar Çanak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img