10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zv/ministrat e LDK-së nga detyrat, në kohën e COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Mustafa tha se nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zv/ministrat e LDK-së nga detyrat në Qeverinë në dorëheqje, në kohën kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID-19.

Ai tha se pasi koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me votat e mbi 2/3 së deputetëve, mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendje emergjente.

Postimi i plotë:

Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img