11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Bekë Berisha: Nëse ju ka kallë bishti dhelprës, s’u kallë krejt Kosova, nuk u ba nami

Për më shumë se shtatë orë, po mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mocionin e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Dy partitë që formuan koalicionin LDK dhe VV po hedhin akuza në adresë të njëra-tjetrës për gjendjen e krijuar politike.

Në këtë seancë megjithatë foli edhe deputeti nga radhët e AAK-së Bekë Berisha.

Ai ndër të tjera iu drejtua Glauk Konjufcës, të cilit i tha që njëherë SHIK të ka dërgu në AAK e pastaj në VV, përcjellë Indeksonline.

Po, ashtu Berisha konfirmoi se do ta votojnë mocionin e LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Ky njeri (Albin Kurti) është i dashuruar në vetveten e po don të hy në histori, mirëpo duket se qysh sonte do të hy në histori.

Nëse ju ka kallë bishti dhelprës, s’u kallë krejt Kosova, nuk u ba nami. Na veç jemi t’u ju kqyr. Po, masi e ulët kryt edhe na do t’i bashkohemi këtij mocioni”, tha ndër të tjera deputeti nga AAK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img