1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kosnett mbështet seancën e nesërme për mocionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që nesër në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ambasadori ka pohuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës ta respektojnë Kushtetutën.

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Seanca për votimin e mocionit do të mbahet nesër në ora 11:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img