12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kushtetuesja njofton se do ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Thaçit për vendimin e marrë nga Qeveria

Gjykata Kushtetuese e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka pranuar sot kërkesën e parashtruar nga presidenti Hashim Thaçi, që për objekt të shqyrtimit ka “vlerësimin e çështjes së përputhshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/15, të datës 23.03.2020, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore që mbrohen me Kushtetutë”.

“Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, Presidenti i Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata që të “vendosë masë të përkohshme ndaj çështjes së ngritur, deri në vendimin përfundimtar”, përmes së cilës do të pezullohej zbatueshmëria e Vendimit të lartcekur të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Me qëllim të shqyrtimit urgjent dhe gjithëpërfshirës të kërkesës, Gjykata ka kërkuar nga të gjitha palët e interesit në këtë rast që:

a.) Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 24 mars 2020, deri në orën 22:00;

b.) Komentet përkitazi me kërkesën në përgjithësi, t’i dorëzojnë në Gjykatë në afat prej tri (3) ditësh nga momenti i pranimit të njoftimit për regjistrimin e kërkesës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi për regjistrimin e kërkesës së parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe për dorëzimin e komenteve tashmë u është dërguar: Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Kryetares së Kuvendit të Kosovës, me kërkesën specifike që kopja e kërkesës t’u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit, dhe Avokatit të Popullit.

Duke pas parasysh situatën ekzistuese në të cilën ndodhet vendi ynë, Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet të lartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img