13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi mirëpret hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE po e diskriminon Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Thaçi ka pohuar se vendimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë. Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Presidenti në shkrimin e tij ka thënë se Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën.

“Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img