-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmon IKSHPK: Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë

(E PLOTËSUAR) Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ikshpk) ka konfirmuar se sot ka ndërruar jetë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili ishte i infektuar me virusin COVID 19.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

________________________________________________________________________

Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë personi i infektuar me virusin COVID 19, i cili është nga Duminca e Podujevës

Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar familja përmes një postimi në Facebook.

Viktima është një  82-vjeçar, babai i të infektuarit të parë nga kjo familje, që kishte ardhur nga Italia.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shkuar në 31 numri i personave të prekur me coronavirus në Kosovë.

Rasti i fundit që ka rezultuar pozitiv është thënë të jetë një 31-vjeçar nga fshati Senik i Malishevës.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë  298,393 njerëz të infektuar, 12,755 të vdekur dhe 91,540 të shëruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img