-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

OBSH: Shumica e botës thith ajër të ndotur

Nëntë nga dhjetë njerëz në planet thithin ajër të ndotur, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas shifrave të reja, rreth 92 përqind e popullsisë jeton në vende ku ndotja e ajrit tejkalon limitet e OBSH-së dhe ky fakt kontribuon në kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.
Rreth tre milionë vdekje në vit lidhen me ndotjen e ajrit në ambient të hapur. Kur kësaj i shtohet edhe ndotja e ajrit në ambient të mbyllur, atëherë një në nëntë vdekje lidhet me ajrin e papastër, tha OBSH-ja.
Të dhënat tregojnë se Turkmenistani ka shkallën më të lartë të vdekjeve që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img