9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Tahiri shpjegon procedurën se si shkon mocioni i votëbesimit

Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri në një prononcim për Gazeta Blic ka shpjeguar procedurën se si do të iniciohet mocioni i votëbesimit në parlament nga LDK-ja.

Ai ka theksuar se Neni 100 i Kushtetutës e përcakton mënyrën se si ngrihet mocioni i mosbesimit.

“Mocioni i votëbesimit i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës tenton ta rrëzojë Qeverinë Kurti. LDK-ja ka mundur të dalë nga koalicioni dhe ta lejë Qeverinë Kurti në pakicë. Mirëpo Kurti në atë rast kishte mundur ta vazhdonte qeverisjen me ministra që i zëvendëson nga radhët e veta dhe kishte qenë Qeveri e pakicës siç ka ndodhur me rastin e Ramush Haradinajt kur është larguar Lista Serbe. Tash LDK-ja konsideron se së bashku me opozitën do t’i ketë votat e mjaftueshme për me rrëzu Qeverinë. LDK-ja nuk do të thotë se me këtë mocion do ta qon vendin në zgjedhje sepse Kushtetuta ka paraparë që kur të rrëzohet Qeveria me mocion mosbesmi me së paku 61 vota nga Qeveria e Kosovës me nenin 100 të Kushtetutës.Mocioni i mosbesimit vihet në rend të ditës në Kuvend jo më më vonë se 5 ditë dhe jo më herët se tre ditë nga data e parashtrimit të tij.Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar 61 deputetë. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje” ka the Tahiri për Gazeta Blic.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img