Pakistani ka konfirmuar dy viktimat e para nga coronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 260.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi i parë që ndërroi jetë nga coronavirusi ishte 50-vjeç, ndërsa i dyti ishte 36-vjeçar.
“Me keqardhje të thellë konfirmoj vdekjen e pakistanezit të parë për shkak të coronavirusit. Një mashkull 50 vjeç nga Mardan, i cili u kthye kohët e fundit nga Umra”, shkruan Zafar Mirza, Ministri i Shëndetësisë në Pakistan.
Ndërsa raportohet se autoritetet në Pakistan konfirmuan edhe viktimën e dytë nga coronavirusi.