-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Bajrami, rektorëve: Të orientojmë programet drejt nevojave të tregut të punës

Në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës.
Sipas një njoftimi, ministri Bajrami përgëzoi rektorët për organizimin e mirë të provimeve pranuese në universitetet publike, duke siguruar kështu kredibilitet të këtij procesi, ndërsa uroi për fillimin e vitit të ri akademik.
Po sipas njoftimit, ministri iu premtoi rektorëve mbështetjen e plotë në segmentet ku Ministria mund të ndihmojë, ndërsa përmendi edhe procesin e akreditimit të programeve të studimeve dhe tha se edhe këtu janë vendosur disa standarde që po respektohen.
“Ministria e Arsimit është e interesuar që të orientojë programet drejt nevojave të tregut të punës, që të zhvillojmë me shumë përgjegjësi projektin e profilizimit të universiteteve tona dhe që me kohë secili universitet të krijojë identitetin e vet”, citohet të ketë thënë Bajrami.
Sa i përket financimit të universiteteve publike, ministri Bajrami ka thënë se është duke u diskutuar edhe skema e financimit.
“Këtë skemë do ta bëjmë bashkë dhe do të lobojmë së bashku për buxhet më të madh në sferën e arsimin e lartë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img