9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

A do të dalë LDK nga Qeveria? Veliu: Mendimin e jap në kryesi

Ministri i shkarkuar me vendim të kryeministrit Albin Kurti, Agim Veliu, është deklaruar shkurt para se të hynte në mbledhjen kryesisë së LDK’së.

Veliu, i pyetur nëse LDK’ja do të dalë nga koalicioni qeverisës, ka thënë se “mendimin e tij”  e jep në kryesi.

Ai thotë se nuk i ka bërë asgjë shkarkimi nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme. me vendim të kryeministrit Albin Kurti.

“Për mrekulli po ndihem, s’ma ka lanë naj farë sheje, do të bisedojmë në mbledhjen e kryesisë”, ka thënë Veliu.

LDK’ja është mbledhur pas dhjetëra reagimeve që dolën prej kësaj partie lidhur me vendimin e Kurtit për ta shkarkuar Veliun.

Zyra e Kryeministrit ka thënë se Veliu po shkarkohet për shkak se doli kundër qendrimit të Qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e propozoi presidenti Hashim Thaci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img