9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Agim Veliu: Shkarkimi im për shkak të paaftësisë së Kurtit për t’u përballë me kërkesat e SHBA-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e tij.

Veliu në një lidhje telefonike për RTV Dukagjinin ka thënë se me Kurtin ka ditë që nuk është takuar dhe se vendimin e ka mësuar nga mediat.

Nënkryetari i LDK-së thotë se shkarkimi i tij nuk lidhet aspak me deklaratat e tij siç ka pretenduar Kurti, por thotë se e gjitha lidhet me pamundësinë e këtij të fundit për të marrë vendime të mëdha, përcjell Telegrafi.

“Kosovës i nevojiten vendime tjera të mëdha të guximshme, ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, pra të heqim taksën dhe të arrijmë marrëveshje finale me Serbinë. Ky vendim i tij nuk është aspak i rëndësishëm për Kosovën në këtë kohë”.

Ai thotë se ka të drejt të jep mendime pa marrë parasysh a i pëlqen Kurtit apo jo.

“Albini nuk ka të drejt të imponojë mendimet e mia. Unë gjithmonë do të kem mendimin tim”.

Veliu thotë se ai nuk mund të vendos për prishje apo jo të koalicionit me Vetëvendosjen dhe se këtë vendim e marrin organet e LDK-së.

“Mendimi im personal është se koalicioni Vetëvendosje-LDK nuk po i sjellë asnjë të mirë Kosovës për momentin. Kjo qeveri nuk po ka guxim të merr vendime të mëdha për vendin, as për taksën e as për menaxhimin e situatës epidemiologjike në të cilën ndodhet vendi”, tha ndër të tjera Agim Veliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img