2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Nisma Socialdemokrate mbështet Thaçin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha sot se do të mbështesë kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për virusin COVID-19.

Limaj tha se këtë e shohin si masë preventive, për të mos u përhapur më shumë ky virus.

“Nisma në emër të kësaj do të jetë e gatshme të mbështet qeverinë e Kosovës, institucionet lokale, në funksion të tejkalimit të kësaj situate”, tha ai.

Limaj i ka bërë apel qeverisë që të fillojë të kërkojë ndihma nga shtetet mike, derisa është shprehur i gatshëm që si parti të ofrojnë ndihmë për të moshuarit, që sipas tij nuk po marrin trajtimin e duhur.

Ai ka komentuar edhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu, nga kryeministri Kurti.

Sipas tij, nuk është koha për të bërë politikë. “…Ne nuk marrim pjesë në beteja të përplasjes së kryeministrit dhe presidentit. Ne tani dëgjuam për ministrin, ai e ka mbështetur qëndrimin e kryetarit të partisë së tij. Është koha të gjithë bashkë të mobilizohemi”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img