7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ambasada amerikane: Liderët t’i lënë dallimet, është koha për t’i shëruar te sëmurët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga liderët politikë që të lënë anash dallimet dhe të përqëndrohen te shërimi i të prekurve nga virusi covid-19.

Duke cituar deklaratën e Presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me shpërthimin e koronavirusit në gjithë botën, Ambasada amerkane bën thirrje për unitet në vend.

“Virusët nuk njohin kufi. Tani nuk është koha për të lejuar që dallimet politike vendore dhe rajonale të mos lejojnë që t’i ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë kohë të nevojës kolektive. Siç edhe ka thënë Presidenti Trump rishtazi: “Të gjithë ne jemi në këtë së bashku. Ne duhet ta lëmë politikën mënjanë, ta ndërprejmë mendje-ngushtësinë, dhe të bashkohemi gjithë së bashku si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë mbetet më e ndritshme sesa mund të imagjinohet. Duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më të fortë dhe më të unifikuar se kurrë më parë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Atu shkruan se vetëm duke vepruar të bashkuar dhe në ndihmë të njëri-tjetrit, do të mund t’i jepet përgjigjja virusit, që ka prekur gjithë botën.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve lokalë dhe ata në rajon që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqëndrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Të punosh së bashku dhe të mbështesësh njëri-tjetrin është përgjigjja ndaj kësaj sfide”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img