Për shkak të situatës së krijuar me virusin COVID-19, Komuna e Deçanit ka marrë vendim që disa shërbime t’i kryejë me staf të reduktuar.
Advertisement
Sipas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosajt dhe njoftimit të shpërndarë nga kjo komunë, disa prej drejtorive nuk do të punojnë.
Më poshtë gjeni listën e plotë:
Zyra e kryetarit- me staf të reduktuar
Administrata komunale – me staf të reduktuar
Shërbimet publike – me staf të reduktuar
Drejtoria e shëndetësisë – me staf të kompletuar
Drejtoria për Inspeksion- me staf të kompletuar
Drejtoria e financave – me staf të reduktuar, ndërsa ankesat për tatimin në pronë nuk pranohen deri në një vendim të ri.
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë- nuk punojnë
Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë – nuk punojnë
Drejtoria për Bujqësi – nuk punojnë
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – nuk punojnë
Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim – nuk punojnë
Drejtoria e Arsimit – nuk punojnë
PostAdss