Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka konfirmuar se zgjedhjet e jashtëzakinshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen ditën e nesërme.
Në mbledhjen e KQZ-së, Daka tha se do të vazhdojnë me planin e tyre për zgjedhjet, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së kërkoi nga qytetarët që të mos të bëjnë panik.
“Nuk ka ndonjë ndryshim, nuk kemi marrë ndonjë rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga IKSHP që të shtyhen zgjedhjet, vazhdojmë me planin”, deklaroi ajo.
Ndryshe, në garë për kryetar të Podujevës janë tre kandidatë.