4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Delawie: Po e forcojmë Kosovën në luftimin e korrupsionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me  Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie kanë nënshkruar amendamentimin e Marrëveshjes dypalëshe mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.
Marrëveshja përfshin përkushtimin e qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të realizuar reformat të cilat do të shtyjnë para zhvillimin e Kosovës.
Ambasadori Delawie ka thënë se është i kënaqur që po japin 26 milionë euro, dhe sipas tij, Amerika dhe Kosova po shënojnë përparim në marrëdhënie.

“Po e forcojmë Kosovën në luftimin e korrupsionit”, tha ai.
Ndërsa theksoi se që nga paslufta USAID ka investuar 800 milionë euro ne Kosovë.
Presidenti Thaçi tha se përkrahja e USAID-it është e gjithanshme në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore.
“Kjo është edhe një dëshmi e partneritetit e SHBA-së në Kosovës në të gjitha sferat ne veçanti ne luftimin e krimit korrupsionit dhe qeverisjen e mire. I jam shumë mirënjohës administratës amerikane për mbështetjen për Kosovën”, tha Thaçi, raporton lajmi.net
E pranishme ka qenë edhe administratorja e lartë e USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euro-Azi, Margot Ellis, Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img