Një pasagjer në Londër, mori me vete lavamanin për të larë duart në tren, ndërsa kishte vendosur edhe një helmetë të motoçikletës për të shmangur infeksionin nga coronavirusi.
Udhëtarët e tjerë e shikonin me habi, pasi ai kishte shkuar deri në raste ekstreme për të shmangur virusin vdekjeprurës.
Në videon e mëposhtme shihet teksa pasagjeri nxjerr shishen dhe pastron duart, ndërsa më pas vendos dezinfektues, dhe i vesh dorezat e verdha.
Një grua e vëzhgonte gjatë gjithë ritualit të çuditshëm.
Të tjerë qeshën dhe filmuan njeriun, që sipas tyre besohet se ishte një komedian.
Ndërkohë transporti në Londër ka filluar të pastrojë shërbimet e autobusëve dhe trenave për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
Shumë njerëz janë mobilizuar të veshin maska dhe doreza, ndërsa vërehen dukshëm që po i shmangen sipërfaqes.