0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve: Nuk ka arsye të rritet çmimi i miellit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, për të diskutuar mbi rritjen e çmimit të miellit të raportuar  nga qytetarët gjatë kësaj jave dhe masat që duhen ndërmarrë bashkërisht që kjo të mos ndodhë.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve njoftuan ministrin Mustafa se gjendja e stoqeve me grurë të destinuar për blojë në Kosovë dhe regjion është e qëndrueshme, andaj nuk ka asnjë arsye, deri më tani, që çmimet e miellit të prodhuar në Kosovë të rriten.

Në këtë takim u tha se prodhuesit kosovar të miellit nuk kanë rritur çmimet e miellit, por ka informacione se ky çmim mund të jetë rritur kryesisht nga tregtarët e vegjël.

Ministri Mustafa kërkoi të ketë koordinim të plotë ne mes të MBPZhR-së dhe prodhuesve të miellit që të sigurojnë qytetarët e Kosovës se nuk do të ketë keqpërdorime të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img