4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Suspendohet nga puna i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove në ujësjellësin e Prishtinës

Departamenti Kundër Krimeve Ekonomike, i Policisë së Kosovës, ka intervistuar disa prej përfaqësuesve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, pasi në këtë institucion dyshohet se janë vjedhur mijëra euro.

Ky reagim i organeve të sigurisë ka ardhur pasi arkëtari i Ujësjellësit, Haki Islami dyshohet të ketë marrë me vete mijëra euro të kompanisë dhe të njëjtat nuk i ka dorëzuar në institucionet monetare.
Indeksonline ka raportuar nmë vazhdimësi për këtë rast ndërsa tani zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka konfirmuar se pas vlerësimit të komisionit, arkëtari i kësaj kompanie është suspenduar nga puna.
“Menaxhmenti i KUR”Prishtina” sh.a. kishte konstatuar se arkëtari Haki Islami nuk i ka dorëzuar disa mjete monetare në bankë dhe menjëherë kemi formuar komision profesional i cili e ka kryer punën e vet. Kemi thënë se pas përfundimit të raportit të komisionit, do të dalim me konstatime dhe vendime përkatëse sipas ligjeve në fuqi. Në bazë të përfundimeve jo të mira nga komisioni verifikues, Haki Islami është suspenduar nga puna”, është shprehur ajo, për Indeksonline.
Ndërsa, mësohet se rasti i dyshimit të vjedhjes së mijëra eurove tani është i lajmëruar edhe në organet e rendit. “Në të njëjtën kohë rasti është paraqitë edhe në organet e drejtësisë”, ka thënë zëdhënësja Mjeku.
Nga ana tjetër, ishte edhe Komuna e Prishtinës që ka reaguar ndaj marrjes së mijëra eurove në Ujësjellësin Rajonal, “Prishtina”, ku i dyshuari kryesor është arkëtari i kësaj kompanie.
Komuna e Prishtinës thotë se bordi i kësaj ndërmarrje është i zgjedhur në mënyrë jolegjitime dhe se, sipas tyre, Komuna nuk ka të emëruar përfaqësuesin e vet, me gjithë faktin se është konsumatori me i madh.
“Ky bord jolegjitim, ka emëruar edhe drejtorin e financave, që rrjedhimisht është vendim dhe emërim jolegjitim. Komuna e Prishtinës vazhdimisht i ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masat e duhura, që deri më tani nuk ka rezultuar me sukses. Kjo vetëm e vërteton edhe një herë, që ky shtet është thellë i kapur nga klani “Pronto” duke instaluar pushtet kriminal e të korruptuar”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Marrëdhënie me Media

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img