Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për Coronavirus dhe në total janë gjithsej 298 raste të testuara dhe deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Mira Rakacolli.
“Pesë prej tyre ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta”, ka njoftuar ministrja.
“Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon: Tiranë – 16 raste, Durrës – 3 raste (njëra prej të cilave ka ndërruar jetë), Lushnje – 1 rast, Elbasan – 2 raste dhe Rrogozhinë – 1 rast. Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë”, shtoi ajo.