Reperi i popullarizuar shqiptar, Gramos Aliu i njohur me emrin e artit Mozzik, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ai ka ndarë me ndjekësit një video në llogarinë zyrtare, Instagram, me anë të së cilës tregon se ka gati këngën e re dhe se shumë shpejt do prezantohet para publikut.
Edhe ky projekt i tij vjen në gjuhën gjermane, derisa ka punuar sërish me producentin e njohur Rzon.
https://www.instagram.com/p/B9o8GTJFejO/?utm_source=ig_embed
“Kjo është një tjetër këngë e imja në gjuhën gjermane, kënga është mbaruar. A jeni gati?”, ka shkruar krahas videos 24-vjeçari.
Ende pa u bërë një orë që nga lansimi, ai u vërshua me komente nga fansat të cilët duket se mezi po presin.
Kënga e fundit që solli reperi nga Ferizaj mban titullin “Auf Wiedersehen” e cila vjen e interpretuar në gjermanisht dhe shqip, derisa ka mbledhur plot 14 milionë shikime.
Mozzik ndër tjerash ka bërë një reagim rreth ngjarjeve të fundit në vend, duke e cilësuar si një dhunë psikike panikun e përhapur për shkak të coronavirusit.