0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ekipi mjekësor që ofron shërbimet shëndetësore nëpër shtëpi

Komuna e Suharekës në  bashkëpunim me Karitasin ka mundësuar ofrimin e shërbimeve mjekësore për ata persona të kësaj komune që e kanë të pamundur mjekimin jashtë shtëpisë. Një ekip e mjekëve e cila operon gjatë tërë javës, ofron këto shërbime në të gjitha fshatrat e Suharekës. Ndërsa kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se do të rrisë numrin e ekipeve në teren.

Ekipa e mjekëve e cila ofron shërbime mjekësore nëpër shtëpi të pacientëve që nuk mund të vizitojnë ambulantat,  u shoqërua nga i pari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Doktor Rrustem Musaj, i cili ka 3 vite që e bën këtë punë në teren, thotë se i kryejnë të gjitha shërbimet e njëjta sikurse nëpër qendrat e mjekësisë.

“Të gjitha shërbimet që kryhen në një ambulantë mjekësore i kryejmë edhe ne. I kryejmë vizitat mjekësore nëse pacienti ka nevojë për një vizitë, pastaj aplikojmë terapitë ku përfshihen infuzionet apo injeksionet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, mjeku Rrustem Musaj.

Një ndër vizitat e radhës të kësaj ekipe ishte edhe tek kjo plakë e vetmuar në fshatin Studençan të kësaj komune.

Gani Bytyqi, i cili është një nga pacientët, është shprehur mjaft i lumtur me shërbimet që i ofrohen në shtëpi.

“Shpërblim më të madh se që e kanë bërë këto motrat unë nuk di”, deklaroi Gani Bytyqi, përcjell Telegrafi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se duke parë nevojën e pacientëve, do të rrisë numrin e ekipeve mjekësore në teren.

“Në vit bëhen rreth tre mijë kontrolle. Planifikojmë të bëjmë dy ekipa që të përfshijmë të gjithë territorin e Komunës së Suharekës”, deklaroi Bali  Muharremaj.

Ky projekt i Komunës së Suharekës është bërë në bashkëpunim me Karitasin, teksa numri i pacientëve që u ofrohen këto shërbime arrin në 200./RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img