Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë dezinfektimin e autobusëve urban.
E gjithë kjo pas masave të ndërmarra sot nga Qeveria e Kosovës pasi OBSH shpalli gjendje pandemie, koronavirusin.
Anipse në Kosovë nuk është konfirmuar ende asnjë rast i infektuar me këtë virus, Qeveria ndërmori sot një sërë masash në mënyrë që të mbajmë sa më larg mundësinë e infeksionit nga ky virus.
Tashmë i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar edhe një fotografi ku edhe po bëhet dezinfektimi i autobusëve.