Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, thotë se ai është i “tmerruar” nga të shtënat në Munich, shkruan BBC.
Në një deklaratë, Gauck tha: “Unë jam me të gjithë ata që janë në zi për njerëzit e humbur ose të frikësuar për të dashurit e tyre”, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu ofroi “solidaritetin” e tij për njerëzit në shërbimet emergjente të cilët janë duke punuar në këtë mbrëmje, duke u përpjekur për të “mbrojtur njerëzit dhe për të shpëtuar jetë”.