Kujdes, po shpërndahen këshilla të rrejshme për mbrojtje nga coronavirusi

91
Advertisement

Virusi vdekjeprurës COVID-19 apo i njohur si coronavirus deri më tash në mbarë botën ka shkaktuar vdekjen e mbi 4 mijë personave.

Advertisement

Shtetet e fundit që janë prekur nga ky virus vdekjeprurës janë edhe shtetet e rajonit si Shqipëri, Serbia, Kroacia etj. Ndërkohë Kosova dhe Mali i Zi janë shtetet e vetme në Evropë që deri më tash nuk janë prekur nga coronavirusi.

Në Shqipëri numri i të infektuarve me coronavirus ka shkuar në 10 ndërkaq ende nuk është shënuar ndonjë rast me fatalitet.

E për tu mbrojtur nga ky virus shumë organizata shëndetësore duke u bazuar në këshillat e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë publikuar disa mënyra sesi mund të mbrohemi nga coronavirusi.

Gjithashtu institucione përgjegjëse si në Kosovë e Shqipëri kanë informuar publikun me informata shtesë për mbrojtje nga ky virus, shkruan Telegrafi.

Mirëpo, jo të gjithë po japin këshillat e sakta për tu mbrojtur nga ky virus i cili po përhapet me shpejtësi të madhe në mbarë botën.

Këshilla të pakonfirmuara që janë shpërndarë shumë në rrjetet sociale

Në Shqipëri fillimisht u publikuan kryesisht nëpër rrjete sociale disa informata jo të sakta ku thuhet se “coronavirusi nuk vendoset në ajër por në tokë, kështu që nuk transmetohet nga ajri, gjithashtu u tha se virusi jeton në duar për 10 minuta, kështu që vendosja e dezinfektuesit të alkoolit në xhep është e mjaftueshme për qëllimin e parandalimit”.

Po ashtu në këto informata jo të sakta të cilat kanë filluar të shpërndahen në masë të madhe në rrjetet sociale edhe nga qytetarët e Kosovës, thuhet se “nëse virusi është i ekspozuar në një temperaturë prej 26-27 gradë celsius, do të vritet dhe nuk jeton në zona të nxehta”.

Lidhur me këto informata të rrejshme që nisën të shpërndahen në Shqipëri e pastaj në Kosovë, reagoi edhe UNICEF Albania, sepse në publikimin e këtyre informatave thuhej se burimi ishte UNICEF-i.

Mirëpo, përmes një postimi në Facebook, UNICEF tha se nuk ka bërë shpërndarjen e asnjë lajm apo udhëzimi në lidhje me coronavirus.

“UNICEF Albania nuk ka shpërndarë asnjë lajm apo udhëzim në lidhje me Covid- 19. Ne kemi bërë share ose retweet vetëm faqes zyrtare të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të Instituti i Shendetit Publik, World Health Organization (WHO)”, thuhej në reagimin e UNICEF.

E për këshilla të rrejshme shëndetësore pre e të cilave kanë rënë mijëra njerëz e që nuk duhet t’iu besojmë, BBC ka publikuar ditë më parë një artikull të gjatë.

Ndryshe prej informatave të rrejshme, këto janë të dhënat zyrtare të informatave nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe organizatat relevante që tregojnë se si duhet të mbrohemi.

PostAdssFotoja e reklamës