Advertisement
Thaçi në një postim në Facebook, ka shprehur konsideratën më të lartë për pjesëmarrësit në demonstrata dhe protesta në atë vit.
“Para 39 viteve shpërtheu demonstrata fillestare e studentëve të Universitetit të Kosovës, që hapi kapitullin e Pranverës 1981, me kërkesën themelore për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës”, shkruan ai.
Ai shtoi se këto demonstrata nuk u ndalën për dy dekada, deri në arritje të çlirimit të vendit dhe realizimin e pavarësisë.
“Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë. Për gjeneratat e studentëve të viteve 80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish Jugosllavisë komuniste”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/
PostAdss