5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

MINISTRI ABDIXHIKU PRET NË TAKIM AMBASADORIN KOSNETT

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (09.03.2020) priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Në këtë takim njoftues, Abdixhiku e informoi ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.

Më tutje, ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë.

Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img