4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Lajçak, njeriu më jo-kredibil për ta udhëhequr procesin e dialogut

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për medie të mbajtur pas takimeve që pati me liderët e partive politike, ka folur edhe në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

Thaçi e ka cilësuar si “njeriu më jo-kredibil”, të propozuarin për të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak për tu marrë me këtë proces.

Ai tha se qëndrimi i Kosovës ndaj BE-së është që ata fillimisht t’i liberalizojnë vizat, pastaj, të mund të diskutohet për çështje të tjera.

“Mendoj se është fyerje për Kosovën, që BE-ja nuk po merr një vendim. BE-ja mund të merr vendim për liberalizimin e vizave, pastaj mund të shikojmë nëse kanë aftësi për të marr pjesë në dialog. Këtë qëndrim e kam. Të ngarkuarin që mendojnë ta deklarojnë shpejt, nëse nuk e kanë bërë, që është ish-diplomati sllovak, është njeriu më jo-kredibil për tu marrë me këtë proces. Është një i deleguar që shteti i vet se ka njohur Kosovën, atëherë besimi ynë është zero. Ai ka thënë se do të jap votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por pastaj ka votuar kundër, besimi për të është zero”, tha Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img