0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi për tërheqjen e ambasadorëve: Do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në konferencën për medie është deklaruar në lidhje me propozimin për shkarkimin e ambasadorëve të Kosovës, nga vendet e ndryshme të botës.

Ai tha se të emëruarit janë bërë në bazë të Kushtetutës, dhe se ai do të veproj në bazë të ligjeve.

Thaçi tha se të gjithë zyrtarët e shtetit do të vazhdojnë t’i kryejnë punët e veta në bazë të Kushtetutës.

“Përgjegjësia e të zgjedhurve apo emëruarve, të Kosovës, nëpër kryeqendrat e botës,  kanë qenë vendimmarrje në respektimit të Kushtetutës. Unë do ta respektoj Kushtetutën dhe të veproj në bazë të ligjeve. Zyrtarët e shtetit do të vazhdojnë t’i kryejnë punët e veta në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk duhet të ndodhin veprimet e nxituara sepse dërgojnë mesazh të keq, para botës dhe vetes. Këto veprime tregojnë një praktikë të keqe, me të cilën Kosova nuk e ka përdoruar deri më tani, por e ka përdorur një shumë të mirë të vazhdimësisë”, tha Thaçi në konferencë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img