13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Abrashi thotë se Kurti nuk po e heq taksën shkaku i zgjedhjeve në Podujevë

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se qeveria po e shtyn heqjen e taksës për shkak të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Podujevë.

Abrashi, i cili ishte në një tubim elektoral të kandidatit të LDK-së, për kryetar të Podujevës, përmes një postimi në Faceboook, ka thënë se “në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë”.

Postimi i plotë i Abrashit:

“Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë

Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!”, ka shkruar Abrashi.

Në Podujevë më 15 mars, në zgjedhje të jashtëzakonshme, do të votohet për kryetar të komunës, pasi  ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, dha dorëheqje për ta marrë postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Në garë për kryetar të Komunës janë: Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LVV dhe Naim Fetahu nga PDK

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img