-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi pret Qeverinë ta riprocedojë Demarkacionin

Shumë shpejt Qeveria do ta riprocedojë për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
Riprocedimin po e pret edhe Kuvendi, me ç’rast, sipas kryetarit Kadri Veseli, Marrëveshja do të kalojë, pasi është në interes të vendit. Opozita e palëkundur, e quan të vdekur Marrëveshjen aktuale për Demarkacionin, shkruan sot, gazeta “Zëri“.
Kuvendi i Kosovës as në seancën e së enjtes (29 shtator 2016) nuk do ta ketë në rend dite Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Legjislativi është duke pritur ekzekutivin që ta riprocedojë këtë Marrëveshje për të dytën herë, pasi më 1 shtator e tërhoqi nga rendi i ditës, kur Lista Serbe nuk mori pjesë në seancë dhe sipas kryeministrit Isa Mustafa, nuk ishin krijuar kushtet për votimin e tij. Mirëpo, ende nuk dihet se kur do ta riprocedojë këtë Projektligj Qeveria, ani pse, sipas tyre, kjo gjë nuk do të vonohet pajustifikueshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img