Coronavirusi ka “pushtuar” globin, ndërsa numri i të prekurve ka tejkaluar shifrën e 100 mijë.
Videoja e publikuar më poshtë tregon shifrat e përhapjes së virusit në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, zyrtarët e shëndetit në Kinë ngritën alarmin për disa raste të një virusi të pazakontë të pneumonisë në Wuhan, ndërsa më vonë Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli emergjencë globale.
Ishte raportuar se një numër i njerëzve të goditur nga virusi kishin qenë duke punuar në tregun e detit Huanan, i cili ishte mbyllur të nesërmen.
Në atë kohë virusi u përhap si “zjarr i egër”, ndërsa më 11 janar u raportua viktima e parë.
Kujtojmë se që nga shpërthimi i virusit në të gjithë globin ka pasur 3,383 vdekje, ndërsa qeveritë në mbarë botën kanë frikë nga një pandemi globale. /Telegrafi/