1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: Marrëdhëniet me SHBA-të nuk guxojmë t’i rrezikojmë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LDK ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti t’i harmonizojë qëndrimet me ata për taksën, derisa ka paralajmëruar një unitet me subjektet tjera politike në Kuvendin e Kosovës.

Haziri ka thënë se taksa nuk duhet të jetë problem për dialogun Kosovë-Serbi.

“Takimet janë të përditshme, janë të zakonshme, ne e kemi qëndrimin e harmonizuara sa i përket kësaj çështje në përputhje me kërkesën e përfaqësuesit special të presidentit amerikan, ambasadorit Grenell. Kem kërkua që qeveria, respektivisht kryeministri të harmonizojë qëndrimet edhe me partnerët e koalicionit, edhe me partitë tjera politike, në mënyrë që largimi i taksës të mos jetë barrierë në të ardhmen sa i përket dialogut me Serbinë”, tha Haziri.

Kurse, sa i përket takimeve të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me taksën dhe ndonjë dakordimi të ndërmarrë, Haziri tha se kanë takime të përditshme në ndërtimin e një uniteti sa më të gjerë sa i përket taksës.

“Takimet janë të përditshme, ne tash jemi edhe në institucione, edhe në Qeveri, edhe në Kuvend. Besoj që festat e Epopesë së UÇK-së janë ato që kanë nevojë me nderu dhe me respektu vlerat e dëshmorëve, në veçanti të familjes Jashari, ndërsa pjesa tjetër e politikës do të ketë zhvillime, besoj në ndërtimin e një uniteti sa më të gjanë. Ky është angazhimi që pritet me ndodhë dhe brena kabinetit qeveritar dhe përtej kësaj në Kuvend me partitë politike në mënyrë që të ndërtohet një unitet sa i përket politikës së tarifës në të ardhmen”, deklaroi Haziri.

Ai më tej u shpreh se koalicioni mes LDK-së e LVV-së nuk ka asnjë rrezik që të prishet.

“Nuk ka asnjë lloj rreziku mu prish koalicioni sikur që nuk guxon me pas asnjë lloj rreziku mu kërcnu marrëdhëniet e SHBA-ve dhe të Kosovës sepse politika SHBA-së karshi Kosovës është mbipartiake, presidenti amerikan gjithmonë ka deklaru që marrëdhëniet e Amerikës janë me popullin e Kosovës dhe jo me politikanë të Kosovës, kështu që ne politikanët nuk guxojmë të rrezikojmë këtë marrëdhënie të veçantë me SHBA-në”, tha ai.

Ai shtoi se politikanët nuk guxojnë në asnjë mënyrë të rrezikojnë këtë marrëdhënie të veçantë me SHBA-të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img