Çdo festë në Galeria sjellë një ndjenjë më ndryshe, e sidomos kur festa është për personat më
të dashur. Për ata që ju mësuan të zgjedhni rrugën e dijës e për më të shtrenjtat tona që na
sollën jetë e dashni pakufi.
Këtë 7 dhe 8 Mars Galeria Shopping Mall organizon aktivitet për të festuar këto dy data të rëndësishme.
Më 7 mars ftojmë të gjitha gjeneratat ndër vite, të përjetojnë edhe një herë ndjenjën e të qenurit në
shkollë, e të festojnë ditën e mësuesve. Hapësira e eventeve në Galeria, këtë ditë do të shëndërrohet në
një klasë duke sjellë tek ju përsëri kohët e arta të rinisë. Për 7 Mars mbledhe gjeneratën tënde dhe
shijoni një ditë më ndryshe duke pirë një kafe në bankat shkollore. Bëhu bashkë me gjeneratën në
Galeria dhe kaloni një ditë e cila do të mbetet gjatë në kujtimet e juaja.
Ndërsa më 8 Mars Galeria do të sjellë tek ju një mini ekspozitë me ikonat e mëdha shqipëtare. Ekspozitë
që do t’ju prezantoj të gjitha gratë shqipëtare të cilat patën ndikim të madh në vlerat, kulturën e
historinë tonë shqipëtare. Gra të cilat kanë thyer edhe kufinjët ballkanik me të arriturat e tyre.
Gjithashtu OJQ THY do të realizojë një aktivitet me 8 Mars në Galeria Shopping Mall prej orës 14:00 deri
në ora 16:00 ku do sjell ilustrimet e artistes Carol Rossetti të cilat pasqyrojnë vështërsitë me të cilat
përballen gratë në shoqërinë tonë. Këtë vit, më 8 Mars vullnetarët e organizatës përmes qëndisjes vejnë
në theks shqetësimet e vazhdueshme të botës për të kontrolluar trupat, sjelljet dhe identitetet e grave.
Padyshim qe këto dy festa të rëndësishme gjithmonë festohen me dhurata, për t’i nderuar mësuesit e
nënat tona me diçka të veçantë për ta. Në Galeria Shopping Mall keni lloj llojshmëri e opsione pafund
për të përgatitur dhuratën tuaj për ta. Mbi 100 brende në Galeria do të ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen
më të mirë për këtë dhuratë të rëndësishme.
Ju mirëpresim në Galeria Shopping Mall.
Për 7 dhe 8 Mars me buqetë në duar.
Advertisement