thënë se Nagavci nuk e ka përmendur pikën kryesore të Kushtetutës, e cila thotë shumë qartë që presidenti udhëheq me politikën e jashtme. “Në hall jemi me interpretimet kushtetuese të këtyre të Vetëvendosjes. Tash edhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, i paska përmendur disa nene, por e paska harruar kryesoren, pikën 10 të nenit 84 të Kushtetutës, e cila thotë shumë qartë që presidenti udhëheq politikën e jashtme të vendit. Aty e ka pas, afër atyre që i ka cituar, por po e lëmë që nuk e ka parë! Nënkryetare e dinë besoj që në kuadër të Qeverisë është edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Eh ministria ka rol zbatues.
Edhe nivelin më të lartë diplomatik, ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm, besoj dje ke pasur mundësi ta mësosh nga kujdesi i treguar i ministrit të MPJ-së me emërtimin si “propozime”, sepse si udhëheqës i politikës së jashtme vetëm presidenti i emëron dhe shkarkon. Edhe mos të harroj nënkryetare se edhe kjo është shumë e rëndësishme: nëse helbete ndonjë ministër i kësaj qeverie arrin ta finalizojë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, autorizimin për nënshkrim do i duhet ta marrë nga presidenti, jo nga kryeministri.
Ndërsa, në pikën 7 të nenit 84 të Kushtetutës, po ashtu, shumë qartë thuhet që presidenti nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare në pajtim Kushtetutën. A po kuptohemi deri këtu? Pra, Qeveria e zbaton politikën e jashtme, por nuk e udhëheq atë.
Edhe e fundit, se e paskeni përmendur edhe ju që Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë, por sigurisht pa qenë shumë e vetëdijshme për këtë. Nënkryetare, kjo ndër të tjera i bie që në çfarëdo delegacioni, në çfarëdo ekipi negociues, pjesë e të cilit është presidenti, udhëheqës aty është veç ai!”, ka shkruar Behramaj.