-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dy projekte nga Kosova në Itali (Foto)

Regjisori Valmir Tertini ka bërë të ditur se të dy projektet e tij të fundit, dokumentari Elektricisti i Nëntokës (The underground electrician) dhe filmi i tij artistik Tradhti me letra (Cheating for papers) do të shfaqen në Itali në të njëjtin festival. 

Dokumentari është kandidat për çmimin Best Docu, ndërsa filmi në Best Short Film dhe me aktoren më të mirë në rol kryesor, ku është kandiduar aktorja e njohur kosovare Albulena Kryeziu.

MedFilmFestival, ka objektiv të tij që të promovojë filma të pavarur dhe artistë në zhvillim duke i bërë ata të konkurrojnë, shkruan lajmi.net.
MedFF është themeluar nga George Beach (Fontane Bianche) në qytetin e bukur dhe simpatik te Sirakuzës (Itali). MedFF do të thotë liri, tipike e qyteteve detare, çdo pjesëmarrës është i veçante me punën e tij.
Gjatë verës së çdo viti, më të mirët e çdo muaji do të shkojnë në shfaqjen e fundit e të jetojnë në qytetin e Gjergjit Beach (Fontane Bianche). Ngjarja do të jetë në 3 Qershor 2017 në Villa Dunardi.
Regjisori Tertini është shprehur i lumtur sepse për herë të parë do të shfaqen dy projekte në një festival. Dokumentari i tij The underground electrician ka marrë pjesë në më shumë se 40 festivale në të gjithë botën, ndërsa filmi Cheating for Papers, me 18 shtator ka fitua çmimin kombëtar në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img