Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar rreth qindra vrasjeve të veteranëve që kanë ndodhur pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.
Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet.
Komunikata e plotë:
Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, përveç tjerash, diskutoi edhe rreth qindra vrasjeve të veteranëve që po ndodhin pas luftës, siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Qerim Kelmendit.
KD i OVL UÇK-së thekson se vrasjet e bashkëluftëtarëve, janë lajme të dhimbshme, e sidomos kur ato po ngelin të pazbuluara nga organet e drejtësisë.
KD i OVL UÇK-së, i bënë përsëri thirrje organeve të drejtësisë, që sa më shpejtë të zbardhin vrasjet.