Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e ka quajtur kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tinëzak.
Advertisement
Rama në një postim në Twitter theksoi se Mustafa ka rënë pre e titujve të deformuar se as nuk e ka quajtur tinëzak, e as nuk ka thënë se kanë folur për Mini Shengenin në tryezat e procesit të Berlinit.
“Ja kështu është kur njeriu bie pre e titujve të deformuar, sepse unë s’e kam thënë e as kam menduar të të quaj ‘tinëzak’! Ashtu sikundër nuk kam thënë që është folur për ‘MiniShengenin’ në tryezat e procesit të Berlinit, përkundrazi e kam shpjeguar qartë edhe këtë…”, shkruan Rama.
Ndryshe, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ishte kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një intervistë televizive e ka cilësuar Mustafën si politikan tinëzak.
Mustafa, përmes një postimi në Facebebook, tha se nuk dëshiron ta cilësojë Ramën, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë.
PostAdss