4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Demaliaj pyet: Kush është Albin Kurti, shumë pak dihet për të?

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku ka thënë se tarifa e vendosur ndaj Serbisë nuk bën të hiqet.

“Taksa nuk bënë me u heq. Mbajeni mend!”, ka thënë ai.

Demaliaj ka thënë se Lista Serbe ka nisur të vijë në Kuvend vetëm pasi u hoq taksa.

“Sot Lista Serbe ishte në Kuvend. Prej se u pat vendos taksa, Lista Serbe kurrë nuk ka ardhë në Kuvend, por tash vjen, sepse u hoq taksa”, ka pohuar ai.

Po ashtu, deputeti ka vënë pikëpyetje edhe për atë se kush është Kryeminsitri Albin Kurti. Ka thënë se për të dihet shumë pak.

“Ky njeri thotë e kam shitë banesën dhe thotë që jeton me qira në shtetin e tij. Është mirë me na tregu kush është Albin Kurti? Një njeri që jeton në shtetin me qira, me njërën këmbë këtu, njërën atje. Duhet me na kallxu kush është ky”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img