-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbledhja e Qeverisë në Prevallë – Ismaili thotë se është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar ndaj  kabinetit qeveritar të Albin Kurtit, pasi kanë mbajtur mbledhjen Prevallë për të hartuar programin qeverisës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin siç thotë Ismaili, gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh.

Sipas tij, gjithë këta muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, partnerët e koalicuonit LVV-LDK po del se i kanë shpenzuar për pazare për poste e jo për program.

“Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm”, ka thënë Ismaili.

Ndërkohë, në Prevallë është duke vazhduar mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se në këtë mbledhje u prezantua drafti i programit qeverisës për të cilin diskutoi secili ministër.

Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se në fund do ta hartojnë kornizën e planit të punës dhe organizimin e veprimit ndërministror sipas prioriteteve dhe sektorëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img