-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria aprovon themelimin e Grupit të ekspertëve për procesin e vetingut në drejtësi

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar themelimin e Grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Ky propozim i ministres Haxhiu u aprovua me shumicë votash nga kabineti qeveritar.

Pas aprovimit të tij ministrja Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se ky proces do t’ia kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.

“Ashtu siç kemi kërkuar dhe siç jemi zotuar para qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit së shpejti do të fillojmë me procesin e vetingut nga i cili proces do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë.

Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.

Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar Haxhiu.

Kryesues i këtij grupi do të jetë Qerim Qerimi. Anëtarë të tjerë do të jenë: Avni Puka, Fisnik Korenica, Visar Morina, Arbresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ariana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Kreshink Gashi, Kujtim Kërveshi dhe po ashtu do të ketë përfshirje edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img