4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Vitia: Deri tash nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me coronavirus në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast i prekur me coronavirus.

“Akoma nuk kemi asnjë rast të identifikuar dhe diagnostikuar me coronavirus në vendin tonë”, ka deklaruar Vitia.

Ministri Vitia ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas shpalljes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për situatë epidemike pas përhapjes së coronavirust, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Vitia ka thënë se Ministra e Shëndetësisë ka siguruar menjëherë rreth 100 mijë doza të vaksinave, transmeton Telegrafi.

“Janë siguruar rreth 100 mijë doza të vaksinave. Masat e ndërmarra deri tash janë koordinuara me zyrën e OBSH-së në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Vitia ka shtuar se kontrolla nga ana e stafit mjekësor po kryhen edhe në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kufitare.

“Prishtina fatmirësisht nuk ka linjë ajrore drejtpërdrejtë me Kinën dhe personat që vijnë nga Kina e që janë një numër modest, shfrytëzojnë aeroportin e Stambollit fillimisht ku edhe ju nënshtrohen kontrolleve e pastaj arrijnë në Kosovë. Në Aeroportin e Prishtinës dhe pikat kufitare janë shpërndarë fletë udhëzime për qytetarët që hyjnë në ato pika në Kosovë, për tu informuar se si duhet raportuar për coronavirus nëse veç kanë ndonjë simptomë”, ka thënë Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img