Një rrugëkalim i harruar në Parlamentin britanik, i ndërtuar për kurorëzimin e vitit 1661 të Mbretit Charles II është rizbuluar gjatë punëve të rinovimit.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, rrugëkalimi ishte murosur në vitin 1807 dhe nuk kishte qenë i qasshëm për më shumë se 70 vjet.
Ai thuhet se ishte i fshehur pas një dere të vogël prej druri, për të cilën shumica e njerëzve supozonin se kishte një dollap të energjisë elektrike.
Rrugëkalimi thuhet se dilte nga Salla Westminster, e vetmja që i mbijetoi një zjarri shkatërrues në vitin 1834 që shkatërroi Shtëpitë e Komunave dhe Lordëve.
Siç bëhet e ditur, ai u krijua për festën e kurorëzimit të mbretit Charles në vitin 1661, dhe trarët prej druri të shekullit të 17-të ende shihen përtej tavanit.
Figura të larta politike dhe kryeministri i parë efektiv i Britanisë, Robert Walpole, me siguri do ta kishin përdorur atë.
“Të mendosh që ky rrugëkalim është përdorur nga kaq njerëz të rëndësishëm gjatë shekujve është e jashtëzakonshme”, ka thënë kryetari i Dhomës së Komunave, Lindsay Hoyle.
Siç shkruajnë tutje mediat britanike, përcjell Telegrafi, rrugëkalimi u rihap gjatë rindërtimit të parlamentit pas zjarrit, por u mbyll përsëri në vitin 1851.
Grafitet e lëna nga muratorët e tullave të shekullit XIX mbeten në mure.
Punëtorët që merreshin me shkatërrimin e bombës nga Lufta e Dytë Botërore ishin të tjerët që gjetën pasazhin, dhe ata instaluan një dritë elektrike dhe një derë të vogël hyrjeje.
Por dera, me dërrasa druri kishte vetëm një çelës të vogël bronzi dhe ajo u harrua shpejt.
Historianët hodhën një vështrim nga afër kur filluan punimet e rinovimit në të gjithë pasurinë parlamentare në vitin 2018, sipas Liz Hallam Smith, një këshilltare historike për projektin.
“Ndërsa e shikuam panelin nga afër, kuptuam se kishte një vrimë të vogël bronzi që askush nuk e kishte vërejtur më parë, duke besuar se mund të ishte thjesht një dollap për energji elektrike”, tha ajo.
“Sapo u bë një çelës për të, paneli u hap si një derë në këtë hyrje të fshehtë”. /Telegrafi/