Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.
Veseli në një postim në rrjetin social Facebook thotë se qëllimi është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e Veselit në Facebook:
“Është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.
Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.
Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.
Sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë.
NATO është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës”.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1517725971735937